Me 20 produkte struktura s'ka rëndësi. Me 200 — është dallimi mes dyqanit ku gjendet gjithçka dhe atij nga i cili ikin.
Tri konceptet
- Kategoria = ÇFARË është produkti. Hierarkike, si dosje.
- Atributi = FARË është. Ngjyra: e zezë · Madhësia: XL. Të dhëna që përsëriten dhe filtrohen.
- Etiketa = fjalë e lirë lidhëse. Mos e teproni.
Rregullat e kategorive
- Çdo produkt në NJË kategori kryesore
- Maksimum 2 nivele
- Emra si kërkojnë njerëzit
- Çdo kategori meriton 2-3 fjali përshkrim — faqe që mund të renditet
Atributet
Products → Attributes: krijoni një herë (Ngjyra, Madhësia), shënoni Enable archives nëse doni faqe për vlerë. Rregull: nëse blerësi do të filtronte sipas saj — është atribut, jo etiketë.
Filtrat
Me atribute, filtrat punojnë vetë. Në dyqan me 200+ produkte, filtri sipas çmimit dhe madhësisë është pika ku vizitori bëhet blerës.
Detaji vendimtar
Mos i riemërtoni kategoritë pas indeksimit pa ridrejtim 301.