Paguani për plugin sigurie dhe mirëmbajtje — ndërsa fjalëkalimi është emri i firmës plus 123.
1. Hyrja me dy faktorë (2FA) — tani
Edhe nëse dikush e mëson fjalëkalimin, pa hapin e dytë nuk hyn. Instaloni plugin → zgjidhni aplikacion (Google Authenticator, Authy) → skanoni kodin → ruani kodet rezervë.
Rregull: 2FA për ÇDO llogari administratori.
2. Menaxher fjalëkalimesh
Askush s'mban mend 40 fjalëkalime — prandaj përdorin të njëjtin. Bitwarden (falas): një fjalëkalim kryesor.
3. Cilat të ndryshoni MENJËHERË
- Admin i WordPress · cPanel · email · baza · FTP
- Kudo ku përsërisni fjalëkalim
4. Si duket fjalëkalim i mirë
I gjatë është më i rëndësishëm se i ndërlikuar: katër fjalë të rastësishme.
5. Detajet që i shfrytëzojnë botët
- Përdoruesi admin — riemërtojeni
- Kufizim i tentativave të hyrjes
- Mos dërgoni fjalëkalime me chat
- Kur largohet punonjësi: fshijeni llogarinë
Realiteti
90% e faqeve që pastrojmë u hapën përmes versioni të vjetër ose fjalëkalimi të dobët.